Lëvizja e drejtuar nga një klerik shiit, i burgosur nigerian, ndjekësit e të cilit kanë qenë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga autoritetet, tha të mërkurën se forcat e sigurisë kishin vrarë 42 nga anëtarët e saj, gjatë dy ditëve të reagimeve të dhunshme ndaj protestave në kryeqytet Abuja.

Forcat e sigurisë hapën zjarr me municione ndaj anëtarëve të Lëvizjes Islamike të Nigerisë (IMN), të cilët kishin marshuar me qindra për të kërkuar lirimin e liderit të tyre, Ibrahim Zakzaky, i burgosur që nga viti 2015 kur ushtria vrau qindra ndjekës në kompleksin dhe xhaminë e tij.

IMN përditësoi të dhënat e saj mbi vdekjet nga dhuna e dy ditëve të mëparshme, në 42, nga një shifër më prej 25 personash, që kishte qarkulluar më herët. Numri përfshinte shtatë persona që vdiqën nga plagët e marra të martën dhe 35 të vrarë një ditë më parë, tha Ibrahim Musa, një zëdhënës i IMN.

Të hënën, ushtria hapi zjarr mbi marshuesit në periferi të Abujas. Të martën, policia qëlloi ndaj protestuesve në qendër të qytetit, duke lëshuar një deklaratë më vonë atë ditë, ku tha se 400 anëtarë të IMN u arrestuan.

Zëdhënësit e policisë dhe ushtrisë nuk u përgjigjën thirrjeve telefonike që kërkonin koment mbi numrin e vdekjeve të azhurnuara. Ushtria ka thënë se tre anëtarë të IMN u vranë të hënën.

Top Channel