Vitet e fundit, Korça ka fituar gjithnjë e më shumë reputacionin e qytetit nga ku emigrojnë më shumë shtetas shqiptarë në SHBA duke fituar lotarinë amerikane.
Edhe tetori pati shumë të interesuar, madje një fenomen që u vu re ishte se nga Korça zgjodhën të aplikonin edhe vizitorë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, me shpresën se nga aty kanë një mundësi më tepër për t’u përzgjedhur si fitues.
Fotografia e aplikimit është specifike dhe çon në skualifikim të menjëhershëm, nëse nuk ka standardin e kërkuar, ndaj muaji i lotarisë sjell më shumë klientë në studiot fotografike.
Vetëm në një studio të tillë gjatë muajit tetor në Korçë numëroheshin të paktën 100 aplikime në ditë.
Gjatë 2017-ës më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie.
Shqipëria arriti numrin rekord mes vendeve të Europës me 367 mijë aplikime.
Top Channel