Marrëveshje e Detit me Greqinë ka qenë një prej temave të diskutuara në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ka qenë ambientalisti Sazan Guri, i cili thekson se nga ajo çfarë është bërë e ditur deri më tani Shqipëria po humbet 15 km2 sipërfaqe detare.

Në studion e “Top Talk”, Sazan Guri sqaron se ndarja e kufirit detar në shumicën e rasteve bëhet përmes pikës së mesit, por ka edhe përjashtime.

“Ekzistojnë 150 pika të mundësive të ndarjes së asaj që quhet kufiri kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë. 139 prej tyre janë ndarë me vijën e mesme, por shpesh herë kjo ndarje të çon në pabarazi”, u shpreh ai.

Sipas Sazan Gurit, UNCLS, konveta e OKB për ligjet e detit, përcakton edhe faktorë të tjerë përveçse ndarjes së vijës së mesit. E duke mos u marrë parasysh këto pika, Shqipëria po humbet 315 km2 sipërfaqe detare.

“Nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga marrëveshja mes dy vendeve, ne quhemi një vend që po humbasin. Jo se kemi toleruar, por thuajse jemi humbur. Pika 139 deri në 150, nuk hynë më në fuqi ndarja e mesit. Ata e kërkojnë matjen nga një ishulli i Othonoit, i cili është thuajse i pabanueshëm dhe nga një shkëmb detar, të cilin e konsiderojnë ishull. Me Italinë ishulli i Othonoit ka një llogaritje të pjesshme, ndërsa me Shqipërinë ka llogaritje të plotë. Nuk zbatohet e njëjta normë. Ky ishull është 12 milje larg korfuzit. Por duke qenë se matje fillon nga ishulli i Othonoit, grekët kërkojnë edhe 12 milje të tjera. Humbasim afro 315 km2 sipërfaqe detare” u shpreh ambientalisti Guri.

Për Sazan Gurin Shqipëria po lëshon me vetëdije një pjesë të kufirit, sepse siç thotë ai “duam një fjalë të mirë në BE”.

“Nuk njihet pasuria natyrore, por edhe asaj ajo kulture e asaj zone”, shton më tej Sazan Guri, duke kujtuar këtu mundësinë që zona të jetë hidrokarbur mbajtëse, apo anijet e amforat historike që janë nën det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA