
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës
30/05 12:23
Mbrëmjen e së dielës, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës, i cili u përlesh sot me policinë në Bularat të Gjirokastrës.
Në protestë kanë qenë edhe dy deputetë të Partisë Agimi i Artë, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek.
Ata kënduan himnin grek dhe hodhën parulla kundër Shqipërisë, ndërsa 35-vjeçarin e cilësuan hero që ra për atdheun e tij.
Po ashtu, Agimi i Artë protestoi edhe në Selanik para zyrave të Bashkimit Europian.
Top Channel