E ftuar në “Pop Culture”, Jonida Shehu tregoi shumëçka mbi partnerin, sakrificat e bëra për dashurinë, fillimet në “Fiks Fare”, ardhjen e saj në moshën 18 vjeçare në Tiranë, pasiguritë dhe sigurisht eksperienca e re në “Soirée” në Top Channel.
E pyetur nga Dojna Mema nëse ka një program që s’do e prezantonte kurrë, Jonida hezitoi pak përpara se të thoshte sportin.
“Kujdes nga çfarë thua sepse edhe Nevina Shtylla më tha sportin, por atë po prezanton”, u ngacmua nga Dojna.
Jonida u përgjigj: “As në mendje nuk më shkon sporti sepse në trurin tim nuk ka asnjë hapësirë që i kushtohet atij. Uroj mos të kem fatin e Nevinës dhe ta prezantoj edhe unë”.
Lidhur me planifikimin e një fëmije të dytë, Jonida Shehu tregoi se është ende herët duke shtuar me shaka se është egoiste dhe nuk do të shkëputet nga ekrani.
Top Channel