“Tirana është një qytet i shkëlqyer me një kryebashkiak të shkëlqyer”, shkruan ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer, në profilin e tij në Facebook, pas vizitës së zhvilluar në vendin tonë.

Edhe pse është ministër i një prej shteteve më të fuqishme në Europë si Gjermania, ministri Gjerman i Transportit ka vlerësuar punën që po bëhet në kryeqytetin shqiptar për transformimin e tij, veçanërisht kryebashkiakun Erion Veliaj.

Duket se vizita në Tiranë ka lënë mbresa të jashtëzakonshme për Ministrin Scheuer. Ai ka publikuar në profilin e tij edhe disa momente mjaft interesante nga takimi me kryebashkiakun Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA