Një 45-vjeçar nga Treblova e me banim në Vlorë, i cili kërkohej për trafikësh lëndësh narkotike, është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar në kuadër të operacioneve të “Forcës së ligjit”.

Gazmir Mehmetaj u kap në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, pas kontrolleve që kishin nisur mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga uniformat blu.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë kishte vendosur masën e sigurimit personal “arrest me burg”, pasi akuzohej për “trafikim të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë.

Vendimi i gjykatës është marrë më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ngjarja për të cilën akuzohet 45-vjeçari i referohet një procedimi penal në vitin 2013, pas gjetjes së një sasie lëndësh narkotike në rrethinat e Shkodrës, në vendin e quajtur “Lugina e Vilunit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA