Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave
Pas arrestimit të anëtarëve të grupit të “Avdylajve”, përgjimet kanë nxjerrë edhe biseda të tyre me kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Sipas PD, Dako është “Xhuxhi” që përmendet në përgjime, e për Edi Palokën këtë e dinë të gjithë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat, Edi Paloka, shkruan se pavarësisht mohimeve që Dako i bën akuzave, banorët e Durrësit e dinë për përfshirjen e tij me krimin, si edhe për kërcënimet që ai ka marrë për premtime të pambajtura.
“Xhuxhi, “supermani” që e di gjithë Durrësi se është zari i “të fortëve”. E kane rrahur me shpulla, e kane poshtëruar si kanë mundur. I kanë marrë dhe familjaret për “shëtitje me makine” kur ju ka vonuar plotësimin e premtimeve që ju ka bërë për zgjedhje. I mohoi të gjitha, por të gjitha i dinë durrsakët dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shumë nesër kur të mos ketë as të Gjatin as Artën apo Donikën që ta mbrojë. Janë aty; pronat publike, tenderat, lejet e të gjitha favoret që ju ka bërë, jo vetëm një bande. Vazhdon te bej “cubin” dhe te kërcënojë se votat i merr prape njësoj si djali i Rrahmanit në birucë për përdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, për aq sa dhe shqiptaret te durojnë”, shkruan Paloka.
Top Channel