Publikohet në shqip libri i neokirurgut të famshëm Hanry Marsh. Përkthimi është bërë nga dy kolegët e tij shqiptarë, neokirurgu Mentor Petrela dhe mjeku Flor Dashi.
Prej moshës 12 vjeçare, neurokirurgu Henry Marsh ka mbajtur ditar. Por gjatë 40 vjetëve të karrierës si mjek, të shkruarit ju kthye në terapi. Pas botimit të bestsellerit të New York Times, “Mos bëj dëm”, Marsh vjen në shqip me rrëfimet “Jeta si kirurg I trurit” ku flet më shumë për gabimet e tij sesa për sukseset, flet për vdekjen, kjo për t’u dhënë një mësim edhe mjekëve të rinj që të jenë të ndershëm me pacientin.
“Një nga arsyet pse e shkruajta librin tim, edhe pse nuk e kuptoja gjatë procesit të të shkruarit, ishte të edukoja publikun jomjekësor, se mjekët merren më tepër me pasigurtit ndërsa pacientët duan sigurinë. Por ne këtë nuk e realizojmë dot. Dhe në të njëjtën kohë doja të tregoja se mjekët janë njerëzore si gjithë të tjerët”, shprehet Henry Marsh, neurokirurg.
Kjo vepër është sjellë në shqip nga doktor Mentor Petrela dhe Flor Dashi, të cilët urojnë që përkthimi të jetë sa më afër vërtetësisë së shkrimit. Besimi se ja kanë dalë të realizojnë një përkthim të mirë është të bazuarit në fjalorin e pasur të shkrimtarëve shqiptarë si Ismail Kadare dhe Martin Camaj.
“Ju si edhe unë jeni lexues, dhe kur lexojmë ëndërrojmë, por të shkruash domethënë të mendosh më tepër seç duhet, ndërkohë përkthimi tani që e provuam, është një lloj frike se mos tradhton atë që thotë autori”, tha Mentor Petrela, neurokirurg.
“Prof. Petrela më kujtohet se më thoshte në librin e parë para se të nisnim përkthimin, se unë gjej veten në 99% të rasteve në atë libër. Pra ky përgjithësim, jo të detajeve, por të mesazheve që ka mjeku me pacientët e bën që libri të përkthehet sa thjesht aq edhe vështirë, me përgjegjësi”, shton mjeku Flori Dashi.
Top Channel