25/12 01:14
Edmond Spaho foli në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja për ligjin që miratoi qeveria për ndërtimin e një teatri të ri.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat theksoi se nuk kishte dyshime që ky ligj do të miratohej dhe shtoi se tani hapi i radhës i Partisë Demokratike do të jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.
“Tani që ka ligj do e ankimojmë sepse më parë nuk kishim se çfarë të ankimonim. Teatri është çështje e gjithë Tiranës. Do të bashkëpunojmë me artistët dhe qytetarët që të bashkohemi për të bërë një front qytetar. Nëse çdokush vjen, ne do ta bllokojmë qeverinë”, deklaroi Spaho.
Top Channel