“Nga mbyllja e basteve fitojmë më shumë se sa humbasim”. Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se fituesit e mëdhenj te mbylljes se kumarit do jenë lojtarët e vegjël, të cilët nuk do blejnë më skedina me paratë që duhet t’i përdorin për ushqim e veshje në familjet e tyre.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se mbyllja e lojërave të fatit është një masë e duhur që do të sjellë përfitime jo vetëm për familjet shqiptare, por edhe për ekonominë.

“Ka shumë familje vuajnë pasi paratë e shtëpisë përdoren për të lozur bixhoz”, u shpreh ai

Sipas tij përfituesit më të mëdhenj do të jenë veçanërisht lojtarët e vegjël, të cilat paratë që deri më sot i luanin në bixhoz do i orientojnë drejt një konsumi më të shëndetshëm.

“Një shqetësim familjar për lojtarët e vegjël janë paratë që u takojnë fëmijëve. Ato para do të shkojnë për shkollimin e fëmijëve, për një kujdes më të mirë shëndetësor për një ushqim më të mirë”, tha Arben Malaj.

Por Malaj i sugjeron qeverisë që të ketë asistojë personat me varësi nga lojërat e fatit si dhe ata familjet që preken financiarisht nga mbyllja e këtij aktiviteti, veçanërisht të papunët.

“Ka shumë nga lojtarët e vegjël që kanë krijuar varësi. Në këtë drejtim për këta duhet të ketë një kujdes më të shtuar për problemet që mund të krijohen. Së dyti për të papunët mund të jepet një ndihmë e përkohshme që të mos ndihen të braktisur”, u shpreh ai.

Nga 1 janar të gjitha lojërat e fatit do të ndalohen me ligj, përveç lotarisë kombëtare dhe kazinove elektronike në hotelet me 5 yje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA