Paratë e përfituara nga trafiku i drogës i transportonin përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre Ndonëse me një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, mjaft objekte dhe monumente të kësaj pasurie joshëse të Shqipërisë për turistët mbeten të paarritshme.
Shkak është mungesa e infrastrukturës, kryesisht asaj rrugore dhe sinjalistikës orientuese. Gjatë një konference të organizuar në Durrës në kuadër të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në vendin tonë theksoi nevojën për investime dhe promovim strategjik të trashëgimisë kulturore shqiptare, një aset mjaft i vyer dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Besojmë se trashëgimia kulturore shqiptare e veçanërisht ajo e Durrësit ka nevojë për investime dhe promovim strategjik. Shqipëria ka shumë monumente dhe site historike, po e vështirë që turistët ta zbulojnë plotësisht bukurinë e tyre, për shkak të mungesës së infrastrukturës. BE po ndërhyn për të përmirësuar e bërë më të arritshme e të njohur trashëgiminë kulturore në Shkodër, Korçë, Apolloni, Berat, liqenin e Ohrit e vende të tjera”, u shpreh Monika Bylaite.
Këtë sezon turistik edhe Durrësi përjetoi një fluks të madh turistësh të huaj që i dhanë jetë qytetit dhe sollën të ardhura të shumta. Kjo situatë e re ka vënë në lëvizje dhe pushtetin vendor për të realizuar një ide të hershme, atë të parkut arkeologjik ku Amfiteatri Antik qëndron si kurorë e bukur e një trashëgimie mjaft të lashtë e të pasur po ende jo të eksploruar plotësisht nga turistët.
Nevojës për mbështetje nga donatorët dhe qeveria, përfaqësuesja e BE-së iu përgjigj me mundësinë që ka Durrësi po dhe bashkitë e tjera për të aplikuar në thirrjen për propozime që së shpejti do të hapë Bashkimi Evropian në fushën e trashëgimisë kulturore me një grant prej 40 milionë eurosh.
Top Channel