Serie A/Përleshje në autostradë mes tifozëve të Napolit dhe Lazios, ndalohen 80 lazialë
Rafinha ka bërë Lionel Messin në mungesë të argjentinasit në ndeshjen në Champions ndaj Interit, ku Barcelona ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë ka bërë që Interi të dalë i mundur nga “Camp Nou” edhe pse Barcelona kishte një mungesë të madhe në formacion, si Lionel Messi, i dëmtuar.
Por pavarësisht humbjes, Interi ruan i qetë vendin e dytë, duke u favorizuar edhe nga barazimi i PSV me Tottenham.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të së mërkurës në Champions, Napolit i ka rrëshkituar nga duart fitorja ndaj PSG në Francë, duke qenë në avantazh deri në përfundim të kohës së rregullt. Di Maria barazoi shifrat në 2-2.
Ndërkohë, Dortmundi ka marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Atletico Madrid.
Top Channel