Pak minuta pas transmetimit të intervistës në Top Channel me Jorida Tabakun, e cila theksoi se nisma e Ramës për bastet është thjesht një tërheqje vëmendje nga krimi dhe droga, kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Nëse do i mbyllte të sillte një ligj me një fjali ku të thonte se lojërat e fatit do të mbyllen. Të tregonte se e kanë seriozisht. Në 5 vite i mbyllën? Jo, u katërfishuan. Fakti që qeveria i bekoi, u uli taksat, u bë bashkëpunëtore, tregoi se asgjë s’kanë seriozisht. Thjesht po tërheqin vëmendjen nga krimi, droga dhe çdo gjë tjetër”, shprehej Tabaku në intervistën me gazetaren Elda Menga.

Pak çaste më pas në postimin e tij në “Twitter”, kryeministri Rama shkruan se vijojnë shpifjet:

“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen?Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja #BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, shkruan Rama.

Top Channel