“I kërkojë falje bashkëshortit pasi…”/ Për herë të parë Sara Mila flet për familjen, bën live në “Goca dhe Gra” dedikimin romantik për partnerin
Pak minuta pas transmetimit të intervistës në Top Channel me Jorida Tabakun, e cila theksoi se nisma e Ramës për bastet është thjesht një tërheqje vëmendje nga krimi dhe droga, kryeministri ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Nëse do i mbyllte të sillte një ligj me një fjali ku të thonte se lojërat e fatit do të mbyllen. Të tregonte se e kanë seriozisht. Në 5 vite i mbyllën? Jo, u katërfishuan. Fakti që qeveria i bekoi, u uli taksat, u bë bashkëpunëtore, tregoi se asgjë s’kanë seriozisht. Thjesht po tërheqin vëmendjen nga krimi, droga dhe çdo gjë tjetër”, shprehej Tabaku në intervistën me gazetaren Elda Menga.
Pak çaste më pas në postimin e tij në “Twitter”, kryeministri Rama shkruan se vijojnë shpifjet:
“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen?Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja #BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, shkruan Rama.
Top Channel