Presidenti Ilir Meta ndodhet në Austri, me ftesë të homologut austriak Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi bisedime dypalëshe në krye të dy delegacioneve respektive.
Në përfundim të këtij takimi Meta zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologun austriak.
Në fjalën e tij, Presidenti Meta u ndal tek ndihma e Austrisë për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian, pritshmëria e së cilës është shumë e madhe.
“Falënderoj Austrinë për mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera. Shqipëria dhe Austria, mike tradicionale e aleate të ngushta. Mirënjohje Austrisë për gjithçka ka bërë që nga krijimi i shtetit modern shqiptar. Çdo 28 Nëntor kujtojmë me mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Austria. Mirënjohës për ndihmën bujare dhe aleancën solide të Austrisë. Përgëzoj Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE. Pritshmëria e Shqipërisë, por edhe e rajonit është shumë e madhe. Po punojmë fort të çelim negociatat e anëtarësimit me BE.”, u shpreh Meta.
Më tej Presidenti Meta foli edhe për situatën në rajon, duke vlerësuar pozitivisht votimin në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimin e emrit.
“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese, hap shumë i rëndësishëm Votimi në Kuvendin e Maqedonisë nxit besimin për anëtarësimin e saj në NATO e BE. Meta: Një rajon më pranë NATO e BE garanton më shumë siguri, paqe dhe stabilitet”, u shpreh Meta.
Top Channel