Ronaldo rikthehet mbrëmjen e së martës në “Old Trafford”, aty ku ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij, por këtë herë si kundërshtar.
Në prag të kësaj sfide, Ronaldo nuk shprehet fare i emocionuar, ndërsa thotë se Juventusi do të dalë fitues nga ky duel.
“Jam duke u fokusuar në dy muajt e fundit te Juve. Ata kanë qenë fantastikë dhe po shkon mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, Manchester Unitedi është i fortë, por nëse luajmë në mënyrën se si trajner dëshiron, kemi një shans të mirë për të fituar ndeshjen, por nuk mund t’i nënvlerësojmë kundërshtarët. Nuk dua të krahasoj Realin dhe Juven, janë të dy klube fantastike. Jam i lumtur që jam në një ekip kaq të madh si Juventusi dhe është një kapitull i ri në jetën time pas Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Është e veçantë për mua që të kthehem në Manchester, ku kam shumë kujtime për fitoret dhe përzemërsinë dhe në veçanti me Sir Alex Ferguson, të cilit unë i dërgoj një përqafim të madh. Ai është një person që më ka ndihmuar shumë”, tha Ronaldo.
Top Channel