“Jam miku yt, jo armiku”/ Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi i vetmuar: Nuk jam ti, mos më thuaj se sheh veten tënde tek unë 23/06 13:57
I ftuar në studion e “Open”, kryeministri Berisha vuri në dukje se plani B i opozitës ndaj mazhorancës së kryesuar nga Edi Rama do të jetë revolta popullore.
“Plani B është përmbysje e qeverisë me revoltë popullore, e më pas do zhvillojmë zgjedhje të lira, e të ndershme. Kambanat bien nga e gjithë bota dhe bien për shqiptarët, jo për opozitën dhe unë kam besim te reagimi i popullit”, tha ish-kryeministri Berisha.
I ngacmuar nga paneli, se si do të ketë revoltë popullore kur prej disa muajsh PD nuk ka organizuar asnjë protestë, Berisha u përgjigj: Ndoshta s’mund të ketë revoltë, ndoshta është pas 2 muajsh.
Top Channel