Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka shprehur jo pak herë në profilin e tij në “Facebook”, se nisma e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve është veçse një manovër për t’i dhënë monopolin kompanisë të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.
“Ramën në 3 dalje e kam dëgjuar duke thënë, se do të mbyllim njëherë këto dhe nëse pastaj gjejmë mundësinë e kontrollit do të shohim. Ai ka thënë të rrafshojmë njëherë këtë dhe pastaj monopolin ta marrë Olsi Rama. “BastArena” dihet që është e Olsit, Gaz Ramës dhe e një tjetri. Qëndrimi i opozitës është një katastrofë e vërtetë dhënia e lojërave të fatit Olsi Ramës. Unë jam për kufizimin maksimal të tyre, por model taleban unë nuk e bëj Shqipërinë. Rama për llogari të Olsit kërkon të mbyllë 4 mijë pika dhe të hapë 400 mijë online. A mund t’i besosh një njeriu që tha do t’i mbyll dhe i katërfishoi”, u shpreh Berisha.
Top Channel