“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre”.

Kështu thuhet në një reagim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në lidhje me arrestimin ditën e sotme të ish-kreut të burgjeve, Arben Çuko.

Ministrja thotë në deklaratë se në muajin shtator i kishte propozuar kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. “Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ”.

Më tej në deklaratë thuhet se “vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA