Kryeministri Edi Rama shkroi në Tëitter se “check up”-i tregon se kreu i qeverisë e ka vëmendjen te njerëzit, ndërsa kundërshtarët e tij politikë e kanë mendjen te ai.

“CHECK UP është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë. Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani”, shkruan Rama në rrjetin social.

Top Channel