Gjykata e Apelit pezulloi ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i drejtohet ‘Supremes’: Vendim politik dhe i tmerrshëm 07/08 21:01
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti paraditen e së premtes homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Pas takimit, ministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Çavusoglu premtoi ndërtimin e disa shkollave në vendin tonë.
“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, tha ministri turk, i cili shtoi se “marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë”.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri i Jashtëm turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Top Channel