Teksa ish-kryeministri Berisha akuzon kreun aktual të qeverisë, se po synon të krijojë monopolin e basteve online, kryeministri Edi Rama e akuzon se ai dhe PD synon të mbrojë “Bastet”.
“Beteja” mes tyre për këtë çështje është zhvendosur në rrjetet sociale, e pikërisht në njërin prej tyre, në Instagram, kryeministri Rama ka postuar edhe një foto të Sali Berishës në fillim vitet ’90 teksa është në një kazino.
Rama e ka marrë foton nga programi “Top Story”, i cili u transmetua të mërkurën në Top Channel.
“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij.
Top Channel