Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, shprehu keqardhjen e tij për faktin se “mbyllja e kazinove elektronike dhe basteve sportive ka kthyer deputetët në shënjestër”.

“Thonë se do të ketë monopol shtetëror të basteve, por ju them që personalisht jam kundër kësaj. Gjithsesi, do të ketë diskutime të mëtejshme. Por, në 1 janar nuk do të ketë asnjë lloj basti në asnjë zonë të banuar. Është spekuluar për spostim në periferi, por jo. Kazino do të ketë vetëm në resorte me 5 yje, në zona të definuara me vendim të qeverisë. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Është fatkeqësi që ata që sot mungojnë këtu (opozita) janë në krye të atyre që po luftojnë dhe po agresojnë deputetët e mazhorancës me mesazhe”, deklaroi Rama

Kryeministri shtoi se “monopoli online është shpifje”.

Top Channel