Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor mbush plot 20 vite. Ky edicion i 20 përkon edhe me 100 vjetorin e vënies në skenë të një shfaqjeje teatrale në Elbasan.

“Atlasi i Tranzicionit” është motoja e këtij viti ndërsa Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi flet për rrugëtimin 20 vjeçar.

“Ky festival, në dimensionin që ka si një festival ndërkombëtar, i shprehive bashkëkohore, i formave të reja, është një festival që sot në galerinë e tij numëron një numër të panumërt shfaqjesh të cilat kanë krijuar impakt për forcën emancipuese që ai që përcjell. Duke qenë një festival që i përgjigjet kryesisht kërkimi estetik dhe zhvillimit bashkëkohor të teatrit”, u shpreh Adonis Filipi, drejtor i Festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i teatrit nisi me premierën e teatrit “Skampa”, “Volpone”.

Festivali i teatrit nuk do të pozicionohet vetëm në skenën e teatrit “Skampa”, por do të udhëtojë edhe në qytete të tjera ndërsa do të sjellë trupa teatrore nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Italia, Rumania etj. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit zgjat 5 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA