Dihet më së miri rëndësia e sportit si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët.
Por nga tani dhe tutje është një faktor tepër i rëndësishëm që duhet ti inkurajoni më shumë fëmijët që të ushtojnë aktivitet fizik si : not, futboll, balet ose ndonjë lloj tjetër aktivitet lëvizës në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e dhimbjes së shpinës.
Kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Kjo gjë mund të fillojë edhe në moshën e pubertetit. Por cila është arsyeja?
Një nga arsyet është qëndrimi ulur për orë të tëra në shkollë, por edhe qëndrimi para televizorit ose tabletit.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ekspertët i këshillojnë prindërit që ti regjistrojnë fëmijët e tyre në aktivitete fizike. Sipas statistikave, mesatarisht, fëmijët luajnë vetëm një orë në javë. Gjithashtu gjithnjë e më shumë fëmijë kanë televizor , tablet dhe kompjuter në dhomën e tyre. Kjo gjë ndikon që ata të qëndrojnë më shumë shtrirë ose ulur në krevat.
Top Channel