Top Media feston ditëlindjen e 50-të të Tanit/ Top Channel me studion e re “Nova”

17/10/2018 15:39

Top Media kujtoi dhe festoi 50 vjetorin e ditëlindjes së Tanit, themeluesit të medias më të madhe dhe inovatore në vend. Top Channel nis sezonin e ri televiziv me numrin më të madh të produksioneve televizive në vend, 15 programe të reja krahas atyre tradicionale. Ky sezon është viti i investimeve në teknologji e duke rinovuar veten. Dje është përuruar studio më e re që mban emrin “Nova”.

Në 50 vjetorin e lindjes së themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, grupi mediatik më i madh në vend festoi edhe nisjen e sezonit të ri televiziv me energji edhe më të mëdha dhe me numrin më të madh të prodhimeve të tij.

“16 tetori është dita që përkujtojmë themeluesin e familjes sonë të dytë. Dhe festën për nisjen e një sezoni të ri televiziv. Ky vit përkon me 50 vjetorin e Tanit dhe puna në Top Channel vazhdon me ritmet e tij duke u rritur, ndaj jemi në studion më të re që i shtohet televizionit dhe me shumë programe të reja që kanë dalë dhe do dalin së shpejti në transmetim. Ky sezon na gjen sërish në punë për të vazhduar të jemi më të mirët dhe kjo falë punës vetëmohuese të secilit prej jush”, u shpreh Vjollca Hoxha, Presidente e Top Media.

Top Channel rritet dhe investon çdo ditë për të qenë në lartësinë e asaj që shikuesit e medias më të dashur të shqiptarëve dëshirojnë. “Nova”, është studioja më e re në Shqipëri që do jetë shtëpia e prodhimeve televizive avangadre për tregun mediatik shqiptar. Top Channel këtë ka bërë gjithmonë dhe nuk do të ndalet.

Janë rreth 15 programe të reja këtë vit ndërsa vijojnë programet tashmë tradicionale duke e bërë Top Channel të pakrahasueshëm me asnjë televizion tjetër në Shqipëri për numrin e madh të prodhimeve të tij. Ky vit në Top Channel do të jetë viti i investimeve. Kompania do të investojë në teknologji duke e rinovuar veten, duke e përmirësuar teknologjinë.

Top Media është familje e madhe, grupi mediatik më i madh i vendit, promotor i zhvillimit të medias në Shqipëri. Një mision që i dha krijesës së tij Dritan Hoxha dhe që familja e madhe e Top Media po e vazhdon.

16 Tetori është një ditë për të kujtuar, për të festuar e për të treguar synimet për të ardhmen, të cilat janë ambicioze dhe të vështira, por jo të pamundura per median prodhuese më të madhe të lajmeve dhe programeve politike, investigative dhe argëtuese.

“Vitet kanë treguar që Topi është Topi pavarësisht gjithçkaje. Dhe unë ju jam shumë mirënjohëse të gjithë atyre që qëndrojnë besnikë ndaj Top Channel. Të festojmë dhe gëzojmë ashtu sic vetëm stafi ynë e di ta bëjë. Faleminderit dhe shumë suksese për sezonin e ri. Faleminderit!”, tha Vjollca Hoxha, Presidente e Top Media.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA