23/11 23:05
Të përzierat janë vërtet të bezdisshme gjatë shtatzënisë.
Ky problem është më i pranishëm në muajt e parë.
Një studim që është bërë në Kanada ka treguar se ato gra që vuajnë nga ky problem gjatë 9 muajve, do të kenë fëmijë më të mençur.
Studimi u krye nga Irena Nulman me 120 gra që ishin shtatzënë para 3 dhe 7 vjetësh.
Nënat u pyetën nëse kishin pasur probleme me të vjellat në mëngjes. 30 prej tyre grave e pohuan një gjë të tillë.
Fëmijët e tyre, të moshës ndërmjet 3 dhe 7 vjeç, i janë nënshtruar testeve të inteligjencës.
Rezultati më i lartë i inteligjencës ishte tek fëmijët e nënave që vuanin nga të vjellat gjatë shtatzënësisë.
Top Channel