Në takimin e përjavshëm të koalicionit me njerëzit e zakonshëm, kryeministri Edi Rama replikoi me ata që tha se tallen e përbuzin platformën “online” të bashkëqeverisjes.

“E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi i plotë dhe robotizimi i marrëdhënies mes administratës dhe qytetarit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit në administratë se çdo qytetar mund të të marrë në qafë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, sistemi i vjetër i ankesave nuk shkonte përtej një mali me letra që harroheshin zyrave të administratës, ndërsa zgjidhje për problemet kishin vetëm njerëzit me pushtet: “Në koalicionin e partive njerëzit që nuk janë në tepsinë e partisë janë të shpërfillur, ndërsa me këtë koalicion çdo njeri i zakonshëm e ka fuqinë të vërë ministrin në lëvizje”.

Për plaftormën Shqiperiaqeduam.al, Rama ka gjetur tashmë edhe sloganin e reklamës: “Me një klik, gjen një mik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA