Disfata e pastër në stadiumin “Toto Turner” kundër kombëtares së Izraelit e ka përkeqësuar ndjeshëm pozicionin e përfaqësueses kquezi në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Tani na duhet një mrekulli kombinimesh në grup dhe suksesi ndaj Skocisë në sfidën e fundit, për të siguruar vendin e parë, por më shumë sesa kjo, shqetësim sjell zbritja në renditje.

Vendi i kombëtares së trajnerit Panucci në Ligën C duhet ende të konfirmohet, e sipas UEFA-s, do të ketë zbritje në Ligën D nëse Shqipëria nuk do të fitojë ndaj Skocisë. Kështu formacioni kuqezi, që e nisi fushatën me pretendimet për t’u ngjitur më lart, përballet me rrezikun real për dështim, në rast se nuk fiton ndaj ishullorëve.

Por, çfarë do të thotë kjo? Liga e Kombeve ka përfshirë në formatin e saj 55 kombëtare të ndara në 4 Liga, bazuar në renditjen e fundit, dhe sipas skemës së UEFA-s, brenda secilit grupim do të promovohen 4 ekipe dhe do të zbriten po kaq.

“Final Four” është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve, e do të mbahet në qershor të vitit 2019. Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në këtë kompeticion, atë ndaj Skocisë më 11 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA