Ervin Salianji ka vijuar sot me publikimin e dokumenteve të tjera nga përgjimet e Prokurorisë të Fredi Alizotit, ku sipas deputetit të PD, ato faktojnë përfshijnë e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në fabrikimin e dëshmitarit të rremë.
Sipas Salianjit provat janë të pakundërshtueshme, në to ka fakte për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa dhe vëllait të tij Ministër të Brendshëm.
Në përgjimet e publikuara nga Salianji, Alizoti shprehet: “Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai”.
Po sipas Salianjit, Alizoti ka pranuar të bëjë edhe një vit burg për kallëzimin e rremë, në këmbim të parave.
Pjesë nga përgjimi:“.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”.
Deputeti demokrat thekson se në këto përgjime ka prova të mjaftueshme sot prokuroria të arrestojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun për akuzat: shpërdorim detyre, pengim të zbulimit të së vërtetës dhe fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge, pasi sipas tij, përgjimi provon pikërisht dëshminë e rreme, kështu Albert Veliu i thotë Alizotit se:
“çfarë lidhje ke ti me këtë pune, çfarë pune ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra”.
Deklaratë e plotë e deputetit të PD, Ervin Salianji
Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa dhe vëllait të tij Ministrër të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.
Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë dhe me figurë cdo shqiptar, ashtu siç i ka parë, dëgjuar dhe shkruar edhe prokuroria e cila i ka përfshirë si përgjime në fashikullin e plotë.
Në përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme janë renditur përgjimet që faktojnë përfshirjen e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në krijimin e dëshmitarit të rreme.
Në përgjiimet e datës 27 Maj vetëm tre ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga policia e shtetit ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria:
“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)”
Këto janë përgjime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, por prokuroria bën sikur nuk i shikon pavarësisht se dëshmitari i sajuar është kapur me zë dhe me figurë në bisedë të lirë duke thënë se është marrë ofertuar me 200 mijë euro nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.
Më pas Taulant Alizoti bën pohimin shkatërrues se: “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”.
Qartësisht ai vetëpranon se në këmbim të pakos është i gatshëm të japë dëshmi të rremë ai të bëjë një vit burg.
Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme, kështu Albert Veliu i thotë Alizotit se:
“cfare lidhje ke ti me këtë pune, çfarë pune ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra.
Këto janë prova të mjaftueshme që sot prokuroria të arrestojë Ard Veliun për”
– shpërdorim detyre
– për pengim të zbulimit të së vërtetës”
dhe fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge.
Provat dhe përgjimët dëshmojnë qartë se Alizoti është sajesë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon denoncuesin.
Sot është dita ku prokuroria duhet t’i jap fund farsës që ka ngritur deri më sot.
Sot është dita ku Ardi Veliu duhet të ishte në burg.
Sot është dita ku Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg.
Sot është dita ku Taulant Balla duhet të ishte nën procedim penal për sajimin e provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë.
Sot Fatmir Xhafaj duhet të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë vëllait trafikant droge.
Partia Demokratike nuk do të tërhiqet asnjë cast nga beteja jetike për clirimin e politikës ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.
Është e qartë që fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij në cdo institución.
Nje pushtet që përfshihet në cdo qelizë të tij në mbrojtje të një trafikanti droge është i rënë!
Top Channel