Kombëtarja Shpresa mbylli sot edicionin e eliminatoreve të Europianit, duke regjistruar një barazim 2-2 në transfertën ndaj Estonisë.

Në Talin ishte sulmuesi Taulant Sulejmanov (Seferi), që shënoi golat për kuqezinjtë, duke u dhënë dy herë avantazhin, por në të dy rastet vendasit arritën të rikthejnë baraspeshën.

Kuqezinjtë e mbyllën këtë edicion eliminator në vendin e pestë, apo të parafundit, me 7 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje.

Pas Shpresave të Shqipërisë u rendit vetëm Estonia, me dy pikë të grumbyulluara, ndërsa në krye të grupit qëndron Spanja me 27 pikë në 10 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA