Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën… 13/07 23:06
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rastit “Xhisiela” duke e sulmuar ashpër edhe një herë tjetër policin Emiljano Nuhu, i cili bëri publik këtë rast për herë të parë.
Në takimin e tij me krerët e policisë, Rama e quajti Nuhun “shpifës me uniformë”.
“Nga kamerat doli qartë se e vërteta ishte në krahun e policisë”, theksoi Rama.
Sipas kreut të qeverisë, “Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërcipërisht”.
“Ku ishte drejtori i SHÇBA-së kur shpifësi me uniformë i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra? Shpifësi brenda radhëve të policisë hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe më pas kërkoi azil”, tha Rama.
Top Channel