Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtuesit e policisë paraditen e së hënës, deklaroi se “statistikat flasin qartë se ku ishte dhe ku është vendi ynë” në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri.

“Statistikat janë në anën tonë. Flasin qartë ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt vetëm do përshkallëzohet me më shume shpifje, më shumë aktorë videosh dhe audiosh. Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetin që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Kjo pjesë nuk është puna juaj, është puna ime dhe e qeverisë, e juaja është të kundërpërgjigjeni me shumë më tepër rezultate sesa deri më sot. Nuk e di a ju ka qëlluar të shikoni disa statistika të punës së policisë ndër vite. Ka patur më shumë vrasje vitin e shkuar po është folur më pak se sa flitet sot. 40 vrasje këtë vit, 43 vjet, dyfish (84) në janar-shtator të 2013. Dhe më keq akoma në 2012. Sot 40 vrasje dhe në 2012, më shumë se sa dyfishi, por ja që sot ka nisur një kujë e zezë, që rreket të ushqejë çdo ditë popullin me idenë se krimi po bën kërdinë”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA