Edhe pse londinezët e Chelsea-s i kanë ofruar rinovimin sërish Cesc Fabregas duket i vendosur të largohet nga Premier League që në merkaton e janarit.

Kohë më parë u fol si një mundësi transferimi i tij drejt Milanit në Itali, ndërsa së fundmi mediat shkruajnë se 31-vjeçari do të rikthehet në Spanjë.

Chelsea do të synojë t’i marrë të paktën 5 milionë euro lojtarit nga shitja e tij e mundshme drejt Atletico Madrid, ndërsa tashmë Milani duket se ka mbetur në plan të dytë.

Megjithatë, na mbetet të presim të paktën merkaton e janarit për të mësuar të ardhmen e mesfushorit spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA