Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për të mbyllur pikat e basteve e ka mohuar gjithashtu reagimet se kjo bëhet për të krijuar një monopol online të basteve.

Statusi i Ramës i drejtohet edhe opozitës, teksa shton “Amanet dëshmitarin X”.

“Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti. Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri. Amanet dëshmitarin X”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA