Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.

Sipas Salianjit përmes sistemit Tims provohen udhëtimet që Taulant Balla ka bërë bashkë me Edmond Began, e udhëtimet e tij anë kushtuar 600 mijë euro udhëtimet e Taulant Ballës.

“Miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milionë euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar. Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me trafikantin e rrezikshëm të drogës Edmond Bega. Taulant Balla ka udhëtuar me makinën e tij me trafikantin e drogës Edmond Bega, Taulant Balla në 4 vjet ka kryer 18 udhëtime me CHARTER, me vlerë minimalisht 600 mijë Euro. Kush i ka paguar? Këto janë të dhëna të siguruara nga sistemi Tims. Kanë udhëtuar me charter. Kanë kushtuar 600 mijë euro udhëtimet e Taulant Ballës” tha Salianji.

Sipas deputetit demokrat mazhoranca po përdor prokurorinë për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët, por kjo nuk do të zgjasë shumë.

“Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon. Ata mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët. Por fundi i tyre është i afërt. Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët”, tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA