“Një përzierje e veçantë mes maskarallëkut dhe idiotësisë” kështu e quan kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paketën antishpifje të prezantuar nga kryeministri Edi Rama këto ditë.

Në një dalje për median nga selia e LSI-së, Vasili u shpreh: “Paketa antishpifje është një përzierje shumë e veçantë ndërmjet maskarallëkut dhe idiotësisë është një bashkim që i mishëron vetëm kryeministri, amalgamë mes maskarait dhe idiotit”

Ndërsa kthimin e ligjit për teatrin nga presidenti Meta, Vasili e quajti rreze shprese. Ka një institucion që respekton Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi, dhe jo interesat e fëlliqura që ka qeveria.

Petrit Vasili ka folur edhe për kthimin e ligjit të Teatrit për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta për të cilën tha se është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton.

“Është një ngjarje e mirë shumë. Është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton. Ka mbrojtur një pronë publike dhe i ka dhënë një mesazh të madh mbështetje trashëgimisë dhe kulturës. Është mesazh shprese”- tha Vasili.

Top Channel