Gërmimet e nisura pak vite më parë nxorën në dritë gurë dhe mure të nëndheshme që dukeshin si të hedhura rastësisht . Askush nuk e kishte menduar se ato i përkisnin themeleve të një ndërtese me shumë histori.
Një shekull më parë, ajo ishte ndërtesa më e madhe në Shqipëri, ndryshe u njoh si Godina e Administratës, Pallati Qeveritar, Pallati Mbretëror apo Pallati i Princ Vidit.
Konaku i Durrësit u zhduk si pasojë e shkatërrimit që solli lufta e parë botërore dhe mbi të nuk ka asnjë gjurmë .
Exslusive sjell për herë të parë një përshkrim të hollësishëm të tij në të gjitha aspektet si dhe rindërton historinë deri tani të panjohur të këtij pallati buzë Adriatikut.
Të dielën, ora 20:15, të pathënat e Konakut të Princ Vidit, në Exclusive.
Top Channel