Exclusive/ “Rastësia që më lidhi me Artur Zhejin”, rrëfehet për herë të parë bashkëshortja e publicistit: Kam dashur vetëm ta ndjek dhe ta adhuroj
13/09 22:51
Përmes një postimi në “Twitter”, numri 2 i Partisë Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Ky i fundit përmes një deklarate për mediat theksoi se Taulant Balla ka udhëtuar 25 herë bashkë me Edmond Began, 18 herë prej të cilave me charter.
Salianji: Balla dhe Bega kanë udhëtuar 25 herë bashkë. Kush i pagoi 600 mijë euro?
“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera?. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, ka shkruar Balla.
Top Channel