Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur mesditën e kësaj të premteje në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje pas denoncimit të shefit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”.
Basha mbërriti në Prokurori dhe hyri nga dera e pasme e saj, siç raportohet, ndërsa ka qenë i vetëm dhe pas asnjë shoqërues.
Në përfundim të dëshmisë, Basha foli për mediet e interesuara, të pranishme në Prokurorinë e Tiranës.
“Shteti po përdoret për shpëtimin e të inkriminuarve dhe për të mbytur zërin e opozitës. PD dhe shqiptarët janë të vendosur për të larguar krimin nga politike. Nuk trembemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës. Jemi të vendosur për çmontimin e shtetit privat. Regjimet e korruptuara janë afër fundit”, deklaroi ndër të tjera Basha.
Basha është paditur për kallëzim të rremë dhe fyerje nga Taulant Balla.
Top Channel