
23/02 19:43
Emisioni “Open” në Top Channel është shoqëruar nga debate të ashpra mes deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputetes së PS-së Elisa Spiropali.
Kjo e fundit e akuzoi Alibeajn se sa i përket çështjes “Babale”, deputeti i PD-së ka hequr dorë dhe ia ka lënë të gjitha mbi supe një deputeti të ri si Salianji.
Ndërkohë deputeti demokrat ja ktheu: “Qytetarëve po ju ikën koka në Bllok dhe po ju fiken cigare në trup. Krimi po djeg cigare në mishin e shqiptarëve të vobektë”.
Deputeti demokrat ka vijuar më tej duke u shprehur se “Ju thoni kush është kundër meje do përfundojë në burg”.
Top Channel