Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi.
Arapi ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori-Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.
Në vitin 2008 e fitoi “Kurorën e artë” në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në Facebook: “Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera. I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë”.
Top Channel