Aksident në Austri, të plagosur shtetasit nga Maqedonia
11/10/2018 16:56
Disa persona u plagosën në aksidentin që ndodhi si pasojë e përplasjes së një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.
Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u plagosën rëndë, gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë kaluar pa pasoja.
Edhe Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmoi aksidentin dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet austriake.
Sipas policisë austriake, aksidenti ndodhi kur autobusi nga Maqedonia ndaloi për shkak të një defekti dhe u përplas nga kamioni, që transportonte lëndë drusore, raporton Alsat.
Top Channel