Të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në ishullin spanjoll të Majorkës.

Një masë uji e përzierë me baltën bllokoi qytezën e Sant Llorenç des Cardassar, në lindje të ishullit, pasi një lumë doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura.

Automjetet u zhvendosën nga uji, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat lokale.

Ushtria spanjolle ka venë në dispozicion mbi 100 persona për operacionet e shpëtimit.

Helikopterë dhe avionë të ushtrisë janë nisur nga Valencia për t’u përfshirë në operacion.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel