BE pa udhërrëfyes për Serbinë! Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është 10/10 19:29
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në ishullin spanjoll të Majorkës.
Një masë uji e përzierë me baltën bllokoi qytezën e Sant Llorenç des Cardassar, në lindje të ishullit, pasi një lumë doli nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura.
Automjetet u zhvendosën nga uji, ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur, raportojnë mediat lokale.
Ushtria spanjolle ka venë në dispozicion mbi 100 persona për operacionet e shpëtimit.
Helikopterë dhe avionë të ushtrisë janë nisur nga Valencia për t’u përfshirë në operacion.
Top Channel