Për sa i përket sigurisë, projekti pilot i oficerëve në shkolla do të shtrihet nga 15 në 150 shkolla, kryesisht gjimnaze. Ndërsa për të dyshuarit dhe të dënuarit të përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste, Qeveria do të ashpërsojë ndjeshëm regjimin penitenciar.

“Do t’i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore”, deklaroi Rama.

Edhe siguria në burgje synohet të përforcohet, përmes sallave të monitorimit “non stop” me kamera.

Në legjislacion pritet të përfshihet edhe një koncept i ri, ai i “të fortit” që iu bën presion qytetarëve dhe bizneseve.

“Qeveria ka nisur hartimin e draftit të një pakete ndryshimesh në Kodin Penal për të fortët. Së shpejti, natyrisht, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën, duke shpresuar në mundësinë e kthimit të saj nga bota e filmave, në terrenin e përballjes reale me kriminalitetin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA