Çështja e korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është shoqëruar me reagime të shpeshta mes Presidentit të Kosovës, Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj.

Këtë të martë, Haradinaj është shprehur se nuk beson se do të ketë bashkëngjitje të Luginës me Kosovën, për shkak së Serbia aty ka të vendosura shumë forca ushtarake.

Në një intervistë për një televizion në Kosovë, duke komentuar deklaratën e presidentit Thaçi në konferencën e djeshme të tij, për korrigjim të Haradinajt, kryeministri deklaroi se “presidenti i vendit me kujtuar se duhet t’i korrigjojë të tjerët, kështu nuk ndodh në vendet demokratike, sepse çdonjëri ka bindjet e veta”.

“Kush korrigjohet përpara të shohim, jeta është e gjatë dhe unë jam këtu”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka shtuar se hapja e territorit, nuk është e drejtë e tij, dhe e askujt tjetër. “Sepse nuk ka të drejtë askush të prek vendimin e 17 shkurtit, për hapej të kufijve, dhe këta kufij i ka vendos lufta. Askush nuk ka me guxu me prek 17 shkurtin. Ndoshta unë kam nevojë me u korrigju, por kufijtë jo. Kështu Zoti Thaçi na la një mollë sherri me Malin e Zi dhe kemi heq shumë me e përfunduar, dhe kështu që nuk do të lejojmë të përsëritet e njëjta gjë për herë të dytë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA