22/11 23:29
Kreu i Qeverisë foli edhe për çështjen e emërtuar “Babalja”. Ai pohoi se kishte ngritur një grup të posaçëm pune, që ka evidentuar të përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
“I di të gjitha, nga fillimi në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm, që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vet në radhë të parë, të gjithë të vërtetën. Shqiptarët do ta mësojnë nga A-ja te ZH-ja, jo me institucione, por me emra e mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Rama.
“Babalja” është gatuar në dy skuta shtetërore, – pranoi kryeministri, – por nuk dha detaje të tjera.
Top Channel