Udhëheqësi i rajonit më të populluar të Spanjës, Andaluzisë, të hënën bëri thirrje për zgjedhje rajonale më 2 dhjetor, në atë që do të jetë testi i parë zgjedhor për Partinë Socialiste në pushtet, që kur Kryeministri Pedro Sanchez mori detyrën në qershor.

Andaluzia është e para e një procesi të zgjedhjeve lokale që priten gjatë vitit të ardhshëm, që do të vlerësojë gjendjen e publikut pasi Sanchez erdhi në zyrë me grupin më të vogël parlamentar, që kur Spanja u kthye në demokraci.

Rajoni jugor, i cili ka një nga normat më të larta të papunësisë në Bashkimin Evropian, është një bastion i Partisë Socialiste të Sanchez, por dega andaluziane e partisë është dëmtuar nga skandalet e korrupsionit.

Përveç kësaj, Andaluzia është destinacioni për mijëra afrikanë që kanë hyrë në Spanjë nga deti, pasi vendet e tjera evropiane si Italia, mbyllin portet e tyre për emigrantët e paligjshëm.

Socialistët e Sanchez kanë marrë një qëndrim më të butë për emigrantët e paligjshëm, duke lejuar zbritjen në brigjet spanjolle të anijeve bamirëse, të kthyera nga portet e tjera evropiane dhe duke ofruar falas kujdesin shëndetësor për emigrantët pa dokumente.

Partitë e djathta, siç janë Partia Konservatore e Popullit (PP) dhe Vox, kanë kapur këto lëvizje, për të rritur retorikën e tyre kundër migrimit të paligjshëm, megjithatë, sondazhet tregojnë se socialistët janë rritur në votime, pavarësisht këtyre çështjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA